Agjencia Zhurnal.mk.

Lancia Delta dhe Opel Manta “rikthehen në jetë” si vetura elektrike

Dy modelet legjendare, Lancia Delta dhe Opel Manta, po rikthehen në jetë por në epokën e veturave elektrike.

 

Korporata Stellantis dëshiron të shfrytëzojë fuqinë ekonomike dhe të zgjedh mes 14 markave për të sjellë diçka të re.

Madje sipas menaxhmentit, e ardhmja e të gjitha markave është elektrifikimi – e Stellantis aktualisht po zhvillon katër platforma elektrike që do ta përdorin Peugeot, Citroen, DS, Maserati, Fiat, Jeep, Lancia dhe Opeli.

Janë zbuluar disa detaje për tentimet e Lancia që ta rikthej Deltan, që për herë të fundit u përdor si prodhim serik modeli i vitit 2014.

Muajin e kaluar drejtori i ri i Lancia, Luca Napolitano, konfirmoi për mediat italiane që Delta do të rikthehet si model elektrik në vitin 2026 dhe se do të jetë një “Delta e vërtetë”, tregues i avancimit të teknologjisë.

Është herët të flitet për pamjen e Deltas së re, por nuk do të ketë shumë të përbashkëta me legjendën e viteve të 80-ta dhe 90-ve. Duket se do të shërbej si recetë modeli i vitit 2008, që u pozicionua në listën e veturave luksoze apo Premium hatchback.

Sa i përket modelit Manta nga Opel, ai mund të ketë dizajnin e një coupe me katër dyer. Spekulohet se do të bazohet në platformën STLA Medium, të destinuar për vetura nga segmentet C dhe D, për të cilën në Stellantis thonë se mund të përdorë baterinë prej 104 kWh.

Kjo platformë mundëson përdorimin e dy motorëve elektrikë që bartin fuqinë në të katër rrotat dhe mund të prodhojnë afro 400 kuaj-fuqi.

Manta e re pritet të prodhohet në vitin 2025, dy vite para se Opel të fillojë vetëm me prodhimin e veturave elektrike. Madje zotohet se do të prezantojë rivalin e Ford Mustang Mach-E, Hyundai Inoiq S. Kia EV6 dhe Volksëagen ID.4.

Related posts

Tesla po pezullon dërgesat e Modelit të ri S

D V

Kur është shqiptuar tiketa e parë për tejkalim shpejtësie? Shoferi i parë lëvizte me 13 kilometra në orë, kur u dënua

D V

Audi nuk do të prodhojë më A1, pas gjeneratës së tanishme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More