Agjencia Zhurnal.mk.

LAMM: Në rrugën Qafë Thanë shpejtësia maksimale të jetë 40km/h

Shkup, 12 prill – Në aksin rrugor Strugë – kalimi kufitar Qafë Thanë, në aksin nga pika e karburantit Kamara – vendi i quajtur Mali Vlaj, pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet ulja e shpejtësisë së lëvizjes deri në 40 kilometra në orë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore.

Siç bëri të ditur LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme vende-vende nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy