Agjencia Zhurnal.mk.

Lamallari: 1179 policë përfitojnë rritje page, operacioni ‘Bregdeti Ynë’ do vijojë pa afat

Në një muaj, makina inteligjente ka vendosur 10 mijë gjoba, që vënë në dukje se drejtuesit e automjeteve për fat të keq, në një pjesë të konsiderueshme nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, e që bëhen shkak për aksidente rrugore.

 

Ka qenë zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari që ka bërë të ditur shifrat në studion e Report Tv, teksa vuri theksin në të mirat që sjellë kjo makinë inteligjente.

“Në 1 muaj, 10 mijë gjoba nga makinat inteligjente, nuk do kemi më bezdisje telefonata orë e parë orë, për ndërhyrje, ata duhet të mendohen mirë që i kërkohen dikujt për paligjshmëri”, tha Lamallari.

Ai është ndalur edhe te buxheti i vënë në dispozicion të Policisë së Shtetit, ku tha se 1179 efektivë policie do të përfitojnë nga rritja e pagës si edhe vuri theksin te modernizmi dhe investime në infrastrukturë.

Nga ana tjetër, Lamallari sqaroi se operacioni ‘Bregdeti Ynë’, për shembjen e ndërtesave pa leje do të vijojë, pasi nuk ka një afat përfundimtar për të “luftuar paligjshmërinë”.

“Do të vijojë, nuk ka një afat, sa herë që do të ketë një tentativë që të shkelë ligjin, do ketë reagim, por edhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që ndërtojnë apo edhe që i lejojnë”, përfundoi Lamallari.

Related posts

Berisha del nga selia e PD-së – Gjithçka që ndodhi në 120 minuta

Z H

5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim: Shumë kanë dashur ta pengojnë! Është koha për një epokë të re në Shqipëri

D V

Përvjetori i ardhjes në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA flet për prioritetet: Kemi bërë përparim të mirë në të tri frontet. Investimet amerikane në trajektore pozitive

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More