Agjencia Zhurnal.mk.

LAJMI I FUNDIT/ Trupat izraelite hynë në Rripin e Gazës

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ka thënë se këmbësoria dhe tanket hynë të premten në Rripin e Gazës në sulme të lokalizuara për të pastruar zonën dhe për të gjetur pengjet, shkruan “The Times of Israel”.

Sipas IDF-së, ushtarët skanuan dhe mblodhën prova të ndryshme që mund të ndihmonin në përpjekjen për gjetjen e të zhdukurve. IDF-ja ka thënë se ka vrarë një numër “terroristësh” në zonë, duke përfshirë një celulë të Hamasit që lëshoi ​​raketa drejt Izraelit. Trupat nuk hynë thellë në Gaza.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, ka thënë se forcat e këmbësorisë kryen kërkim dhe “kapën raketa antitank që synonin të depërtonin në territorin izraelit”.“Forcat kanë gjetur gjëra që mund të ndihmojnë në përpjekjen për gjetjen e të zhdukurve. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të gjetur çdo detaj rreth të zhdukurve dhe pengjeve”, ka thënë Hagari.Vlerësohet se ka 150 deri në 200 njerëz në robëri në Gaza, duke përfshirë civilë dhe personel ushtarak. Hamasi njoftoi se disa nga robërit vdiqën gjatë bombardimeve të kryera nga Izraeli.Konflikti në Izrael shpërtheu të shtunën, pas sulmit të befasishëm nga grupi militant palestinez Hamas.

Related posts

Rritet në 15.899 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza

Xh M

Akuzohet se ka shërbyer si agjent i Kubës, arrestohet ish-ambasadori amerikan në Florida

Xh M

Forcat izraelite bastisin shtëpinë e imamit të Xhamisë Al-Aksa, i vendoset ndalim ndërkombëtar i udhëtimit

Xh M