Agjencia Zhurnal.mk.

Lajmi i fundit: 6 vite e gjysmë burg për Trajko Veljanovskin për rastin “27 prilli”

Shkup, 26 korrik – Gjykatësi Ilija Trpkov, sot ka shqiptuar dhe vendimet për dënimet për “organizatorët e 27 prillit”. Gjithsej u shqiptuan 25 vite burg kundër katër personave të akuzuar.

Ish kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg.

Më pas Spiro Ristovski me gjashtë vite e tre muaj, Mile Janakieski me gjashtë vite e tre muaj, Vlladimir Atanasovski me gjashtë vite burg, informon Zhurnal.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar paraburgimin e të gjithë katër të dënuarve.

Të dënuarit ngarkohen për veprën penale “rrezikim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Sipas Gjykatës, ngjarja është planifikuar me qëllim mbajtjen e pushtetit. Si rrethana të rënda, gjykata ka marë parasysh rrezikimin e jetës të deputetëve gjatë sulmit.

Si rrethana lehtësuese Gjykata tha se të akuzuarit janë njerëz relativisht të rinjë, me arsim të lartë, kanë formuar familje dhe janë prindër, si dhe kundër tyre nuk ka procedura tjera penale. Gjithashtu të akuzuarit kanë shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.

Ky proces gjyqësor filloi vitin e kaluar më 21 shkurt. Në këtë procedurë dyshohen gjithashtu edhe Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski por përshkak se ata nuk janë të kapshëm për organet e rendit, për ta është stopuar procedura.//Zhurnal.mk

Related posts

Procesi Brdo-Brijuni/ Për tetë vite, asnjë arritje

Z.H

BERZH: Mbështetje prej 1 milion euro për investimet e amvisërive në efikasitetin energjetik

Z.H

Haziri: Zgjedhjet u zhvilluan nën presion dhe shantazh, megjithatë rezultatet tona janë të mira

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More