Agjencia Zhurnal.mk.

Lajm shokues para edicionit të ri në Ligën Premier: Arrestohet futbollisti i Evertonit nën akuza për pedofili

Tronditet Liga Premier në prag të sezonit të ri. Një futbollisti i nivelit të lartë është arrestuar nga policia e Greater Manchester të premten e javës së kaluar, pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur, ndërsa identiteti i lojtarit nuk bëhet ende i ditur.

Sipas mediave angleze, futbollisti duket të jetë pjesë e Evertonit, që sqaroi pak ditë më parë se ka pezulluar pa afat njërin prej lojtarëve të saj, për të mbështetur një hetim policor, por pa komentuar detaje të mëtejshme.

“Ne mund të konfirmojmë se kemi pezulluar një lojtar të ekipit të parë në pritje të një hetimi policor. Klubi do të vazhdojë të mbështesë autoritetet me hetimet e tyre dhe nuk do të bëjë ndonjë deklarata të mëtejshme”, tha një zyrtar i skuadrës së Toffes për mediat.

Aktualisht futbollisti është liruar me kush, në pritje të ecurisë së hetimeve, që do të hedhin më shumë dritë mbi rastin që ka shokuar jo pak botën e futbollit në Angli, ndërsa një burim policor sqaron se gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij disa javë më parë, janë gjetur prova të dyshimta.

Identiteti i lojtarit nuk bëhet i ditur për çështje hetimore, por burime për mediat angleze tregojnë se bëhet fjalë për një futbollist mjaft të njohur, që përfaqëson edhe një kombëtare të njohur dhe që gjithashtu është i martuar. 

Related posts

Kualifikimi historik i Gjeorgjisë – ata festuan me stil kalimin në Euro 2024

D V

E ardhmja e pasigurt e Dybalas, mes rinovimit të kontratës dhe ofertave nga klubet arabe

D V

PSG është gati të ofrojë 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy