Agjencia Zhurnal.mk.

Lajçaku takohet me Kurtin në Vjenë: Patëm diskutim të thellë për gjendjen aktuale të dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, dhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, janë takuar të hënën në Vjenë të Austrisë.

 

Këtë e ka bërë të ditur vet Lajçak, përmes një shkrimi në Twitter, ku ka bashkangjitur edhe fotografi të takimit.

Ai ka thënë se me Kurtin ka zhvilluar diskutim të thellë për të gjetur rrugë, në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për gjendjen aktuale të bisedimeve dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajçak.

Ndërkaq, javën e kaluar (të mërkurën), në Bruksel përfunduan bisedimet midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me zyrtarët evropianë, por pa takim trepalësh mes tyre.

Delegacionin e Kosovës gjatë dy ditëve negociata e udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Bislimi, pas takimit të fundit me përfaqësuesin e BE-së në bisedime, Mirosllav Lajçak, tha se janë zhvilluar disa takime dypalëshe me zyrtarët evropianë dhe se tema të diskutimit kanë qenë: energjetika, të zhdukurit e luftës dhe përfaqësimi në nismat rajonale.

Bislimi i hodhi poshtë akuzat e Serbisë se pala kosovare është fajtore për mungesën e takimit trepalësh.

Ai tha se ekziston një “marrëveshje parimore”, në bazë të së cilës, në takimet e përbashkëta diskutohen vetëm temat për të cilat bien dakord të dyja palët.

Bislimi tha se pala kosovare nuk dëshiron të diskutojë tani për çështje që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë, sepse ato, sipas tij, duhet të jenë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Një ditë më herët, shefi i delegacionit të Serbisë, Petkoviq, ka thënë se ka insistuar që të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, para se të diskutohet për ndonjë temë tjetër.

Related posts

Osmani: Qytetarët iu besojnë grave, me votë më mundësuan të jem komandante supreme

D V

Konferenca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 13 ose 14 shtator

D V

Burgu i Smrekonicës, aty ku të burgosurit punojnë, kanë bibliotekën e qendrën e fitnesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More