Agjencia Zhurnal.mk.

Lajçaku takohet me anëtarët e Bundestagut, merr mbështetje për dialogun

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të mërkurën se është takuar me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun gjerman.

Ai ka thënë se kanë biseduar për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e ardhshëm.

Mes tjerash, Lajçak është shprehur falënderues për mbështetjen e Gjermanisë në dialog.

“Patëm një shkëmbim të hapur she të thellë, sot në Bruksel, me anëtarët e Komitetit për Çështje të BE-së në Bundestagun e Gjermanisë. Ne kemi folur për momentin e ri për zgjerimin e BE-së, gjendjen në dialog si dhe hapat e radhës. Falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për punën time dhe rrugën drejt BE-së të gjithë rajonit”, ka shkruar emisari për dialogun.

Related posts

Gërvalla takohet me ministrin britanik për Evropë

Xh M

LDK themelon 21 departamente

Xh M

MPJ e konfirmon arrestimin e Kryeshefit të KRU Gjakova, Hasan Krasniqit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy