Agjencia Zhurnal.mk.

Lada e modifikuar ka katër timonë – nga një për secilën rrotë

Vozitja e veturës me të katër rrotat nuk është diçka e re. Makina dhe modele të ndryshme kanë zbatuar teknologjinë për dekada të tëra, duke përmirësuar trajtimin dhe stabilitetin e një makine.

Teknologjia shton kosto dhe ndërlikim, por një video e re nga Garage 54 në YouTube prezanton një zgjidhje më të lirë. Ekipi i Garage 54 shtoi 4 timonë tek Lada Samara e prodhuar në mesin e viteve 90të, secili timon e kontrollon një rrotë.

Vetura në fjalë më parë kishte 2 timonë, njëri i cili kontrollonte rrotat e përparme, ndërsa timoni tjetër kontrollonte rrotat e pasme. Por që modifikimet tjera i shtuan edhe 2 timonë tjerë në pjesën e pasme të Lada, duke kërkuar 4 persona për të drejtuar makinën, shkruan motor1.

Vozitja e parë e veturës në pistë testuese nuk shkoi aq mirë. Shiriti i rrotave kthehej në tjetër drejtim, duke bërë që dy nga shoferët të shkonin në drejtim të kundërt me shoferët e tjerë, dhe mori pak kohë për ta kuptuar problemin. Pasi të gjithë nga 4 shoferët u dakorduan me njëri tjetrin, ata filluan që të përpiqeshin të kuptojnë se si ta kontrollojnë vozitjen e veturës.

Shoferët shkonin në drejtime të ndryshme në mënyrë që të mësojnë se çfarë është dhe se çfarë nuk është e mundshme të bëhej, dhe ndjekja e udhëzimeve nuk ishte gjithmonë e lehtë.

Vetura kishte vështirësi në disa raste, dhe vozitja jashtë kontrolli rezultoi në goditjen e murit të gomave dhe daljes nga pista në më shumë se një herë, por argëtimi i vozitjes në shpejtësi të ulët i mbajti të gjithë shoferët të sigurte nga ndonjë lëndim. 

Related posts

Musk konfirmon: Tesla hap rrjetin e saj të karikimit për të gjitha veturat elektrike

D V

Shumë kohë para Teslas-s ishte një tjetër makinë elektrike legjendare – ajo u prodhua gjatë viteve 70-ta në Florida

D V

Pavarësisht që u prodhua në vitin 1965, Toyota Coupe 2000GT pritet të shitet për afro një milion dollarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More