Agjencia Zhurnal.mk.

Labi indinjohet me posterët kundër Aurona Pelajt: Kjo është e tepërt, bollni ma

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka reaguar ashpër lidhur me vendosjen e posterave kundër infermieres Aurona Pelaj, në rrugët e qytetit të Gjakovës, pas rastit në Pejë ku ajo dyshohet ta ketë sulmuar një grua të moshuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, artisti ka kërkuar që të ndalet publikimi i imazheve së infermieres, pasi sipas tij ky është një rast shumë i ndjeshëm.

 

“Ju lus si qytetar i Kosovës asgjë me shumë, që të stoponi se publikuari imazhet e kësaj vajze dhe të asaj nënë për shkak se, është rast shumë i ndjeshëm dhe ne në Kosovë nuk jemi shoqëri që nesër me e gjuajt me gurë këtë vajzë apo vajzë dike tjetër”- shkroi ai.

Po ashtu Labi pati edhe disa fjalë për artistë e analistë të tjerë që kanë reaguar për rastin.

“Po ashtu, shumë artistë, analistë e shumë kush, le ti kqyrin nënat e prindërit e tyre e mos të me dalin me lot krokodili.”, shtoi tutje ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje: 

Me falni, kjo është e tepërt.

Nuk e di ku është qellimi i degradimit të shoqerisë sonë vetem se ka në mesin e shoqerisë sonë që dihet kush bën dhunë nëpêr institucione, nēpër shtëpitë tona në familje, nëpër shkolla abuzime dhe madje edhe shteti e di se kush shet droga e kush ben krime edhe ndoshta nuk i prek! Por kjo pamje është tepër e ulët.

Ju lus si qytetar i Kosovës asgje me shumë, që të stoponi se publikuari imazhet e kësaj vajze dhe të asaj nane pershkak se, është rast shumë i ndishem dhe ne në Kosovë nuk jemi shoqeri që nesër me e gjuajt me gurë këtë vajzē apo vajzë dike tjetër.

Po te ishte kjo vajzë: nana ime, motra apo vajza ime pa dyshim ss do ta mirrte denimin e merituar nga Ligjet e Kosovës, mirpo kjo qasje sa për klikime dhe largimin e vemendjes nga marrveshjet që do të behen tani KOSOVË -SERBI është tepër e ulet.

PASHA BESËN E ZOTIT E TË KOMBIT, në mesin e shoqerisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me ataku kaq shumë sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku ato raste.

Ju ndoshta do te me shani me këtë postim, por ta dini se ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse është e demshme me ia publiku dikujt ftyren, e ftyren time shembull të zezë me e mbulua vetem se unë ndoshta e kam fuqinë.

ALLLLOOOOOOOO NE NUK JEM NE IRANI!!!

A je zgju ti ose unë për dhunimet e Serbisë ndaj nanave, vajzave e motrave tona?!

A jeni qu në këmbë për të pa gjeturit?

Bollniiii maaaa STOP me publikimin e kesaj vajze.

Po ashtu, shumë artistë, analistë e shumë kush, le ti kqyrin nanat e prinderit e tyre e mos të me dalin me lot krokodili.

Më vjen keq që ia shkatrruat imazhin KOSOVËS DHE SHQIPTARÊVE…! Ne jemi e zeza vetës.

Labi.

Related posts

Fifi e lumtur pranë familjes, uron babain me rastin e ditëlindjes

D V

Poza të tjera ngacmuese të Encës që vënë në plan të parë format e bujshme

Redaksia

“Vokali është një armë e fortë e imja, në talentin tim kam besuar gjithmonë” – kush është Alketa Turkaj?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More