Agjencia Zhurnal.mk.

Kylie Jenner rikthehet në rrjetet sociale pas mungesës disajavëshe si pasojë e tragjedisë në Astroworld

Kylie Jenner është rikthyer në Instagram pasi bëri një pushim shtatëjavor pas festivalit vdekjeprurës Astroworld, ku u shfaq edhe partneri i saj, Travis Scott.

 

Bukuroshja ka postuar një fotografi të vjetër të nënës së saj, Kris Jenner, në të cilën shfaqet duke pozuar pranë oxhakut.

Me këtë rast, 24-vjeçarja ua ka uruar festën e Krishtlindjes ndjekësve të saj, ndërsa fansat nuk e fshehën kënaqësinë për kthimin e Kylie në rrjetet sociale.

“Na ke munguar ti dhe Stormi”; “Po, më në fund po kthehet”; “Mirë se erdhe” – janë vetëm disa nga komentet poshtë postimit. “Si është Travis?” – pyeti një nga fansat e shqetësuar.

Jenner postoi për herë të fundit në Instagramin e saj në fillim të nëntorit kur mori pjesë në një lojë bejsbolli me vajzën katërvjeçare, Stormi.

Kylie dhe Scott u tërhoqën nga mediat sociale pasi 10 të rinj humbën jetën në festivalin Astroworld më 5 nëntor, ku performoi edhe Travis. Krahas të vdekurve, 25 të tjerë u shtruan në spital dhe rreth 300 u trajtuan në vendngjarje.

Që atëherë, Travis është përballur me dhjetëra padi. Pavarësisht se u tërhoq nga sytë e publikut, Scott dhuroi më shumë se 2.000 dhurata për fëmijët në Houston.

Related posts

Arta Nitaj i rikthehet palestrës ndan pamje derisa shihet duke ushtruar

D V

Kate Middleton shihet e lumtur teksa luan tenis së bashku me fituesen e “US Open”, Emma Raducanu

D V

Sabri Fejzullahu: Zemra gjak po më pikon, loti për ju nuk ndalet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More