Agjencia Zhurnal.mk.

Kyle Walker mes qëndrimit te Man City dhe transferimit te Bayern Munich

Mbrojtësi i djathtë i Anglisë, Kyle Walker, është i shqetësuar pasi nuk di nëse duhet të qëndroj te Manchester City apo të largohet këtë verë.

Mbrojtësi i shpejtë i Cityt ka një ofertë joshëse për të nënshkruar me kampionin gjerman, Bayern Munich.

Sipas mediumit britanik The Sun, Walker tani është në dy mendje për të ardhmen e tij aktualisht.

33-vjeçari mund të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me Bayernin, por ai gjithashtu mund të zgjedhë të qëndrojë në Etihad.

Walker nuk e nisi ndeshjen në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit , gjë që e ka bërë të kuptojë se nuk është më zgjedhja e parë për trajnerin Pep Guardiola.

Marrëveshja aktuale e Walkerit prej 160 mijë funtesh në javë ka edhe një vit, por City i ka ofruar atij një marrëveshje të re dyvjeçare. 

Related posts

Top 15 klubet që fitojnë më së shumti para nga shitja e biletave: Barcelona, kampione e padiskutueshme – Reali i katërti

D V

Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

D V

Kalimi i Mbappes te Real Madridi e dërgon Arda Gulerin te Milani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy