Agjencia Zhurnal.mk.

Kyçyk: Rruga e Maqedonisë drejt BE-së mund të bllokohet përsëri nëse bullgarët nuk futen në Kushtetutë

Shkup, 12 gusht – Nëse lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski fushatën e tij e udhëheq me qëndrime kundër Bullgarisë dhe i kundërshtohet përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e vendit, kjo do ta bllokojë rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, deklaroi eurodeputeti bullgar dhe raportues në Parlamentin evropian për vendin, Ilhan Kyçyk.

“Procesi i negociatave mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut ende nuk ka filluar, pasi pritet të përfundojë skriningu, i cili do të zgjat një kohë të caktuar. Nga përvoja bullgare e dimë se kjo zgjat nga një vit e gjysëm deri dy dhe duhet të jepen vlerësimet për këtë skrining”, thotë Kyçyk për televizionin bTV nga Sofja.

Ai thekson se “propozimi francez” për zhbllokimin e eurointegrimit të vendit paraqet propozim të Bashkimit Evropian, pasi u pranua me konsenzus nga të gjithë anëtarët e BE-së, e mori edhe përkrahjen e nevojshme politike, si në Kuvendin e Bullgarisë, ashtu edhe në atë të Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me “propozimin francez”, negociatat e vendit sipas kapitujve duhet të fillojnë pas përfundimit të procesit të skriningut, por edhe pas përfshirjes së bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës mes popujve tjerë që jetojnë në shtet.

“Për fat të keq, në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ‘propozimi francez’ u pranua vetëm me votat e partive në pushtet dhe një pjesë të atyre opozitare. Partia më e madhe opozitare në mënyrë kategorike iu kundërshtua këtij propozimi dhe paralajmëroi se nuk do të votojë për ndryshimet e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e tyre. Kjo, do të thoja, është zhvillim shumë pikëllues i ngjarjeve”, shtoi Kyçyk.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy