Agjencia Zhurnal.mk.

Kyçyk: BE-ja duhet të vendosë nëse do të jetë aleancë politike apo do të mendojë për qytetarët

Shkup, 6 dhjetor – Ndoshta Bashkimi Evropian ka standarde të larta për mjedisin jetësor dhe politikën sociale, por BE-ja duhet të vendosë në cilën anë duhet të shkojë, a do të jetë aleancë politike si deri më tani apo ndërkaq të shkojë përpara për jetë më të mirë të qytetarëve, deklaroi eurodeputeti Ilhan Kyçyk.

“Duhet të zgjidhet procesi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të përmbushen pikat nga Marrëveshja, e tërë kjo me qëllim që të ndërpritet bllokimi i Maqedonisë së Veriut”, theksoi Kyçyk në fjalimin e djeshëm në konferencën e Aleancës së liberalëve dhe demokratëve për Evropë (ALDE) dhe Partisë liberale demokratike (LDP), e titulluar “Narrativë e ripërtërirë për integrim të përshpejtuar të BE-së”.

Kyçyk i cili është bashkëkryesues i ALDE-s theksoi se qëllimi i konferencës është edhe njëherë të konfirmohet pozita e pastër se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

Përndryshe, Kyçyk sot në Sofje është nikoqir i Forumit për Ballkanin Perëndimor, i titulluar “Është koha për kthim të besimit”, që organizohet në partneritet me Fondacionin për integrim liberal dhe Forumin evropian liberal.

Forumi ka për qëllim t’i hapë temat kyçe për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të jepen udhëzime të qarta për procesin negociues për inkuadrim të rajonit në BE. Në tubim, mes tjerash, është paralajmëruar prania edhe e eurokomisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Oliver Varheji dhe përfaqësuesit të posaçëm të Qeverisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

Related posts

Fillon regjistrimi në UCIM, të lira mbi 10.600 vende për studentët e ardhshëm

Redaksia

AOGJSH: Nëse nuk ka harmonizim me rrogën minimale do të shkojmë në protestë

Z.H

Ivanovska: Nuk ka bazë për të ngritur procedurë ndaj Kovaçevskit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More