Gjilani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Por ajo që ka bërë më shumë bujë është kartoni i kuq i sulmuesit malazez Stefan Nikolic.
31-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Çaka pas protestave që bëri për shkak të një ndërhyrje në të.
Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku lëshoi akuza të rënda në drejtim të gjyqtarit Çaka.
Akuza kishte edhe faqja zyrtare e klinasve në Facebook, duke thënë se gjyqtari vushtrrias ishte tendecioz.
Por duke marrë parasysh se transmetimi në këtë takim ishte ndërprerë, më poshtë keni momentin kur Nikolic u ndëshkua me karton të kuq.
/Gazeta Olle/