Agjencia Zhurnal.mk.

Ky është dënimi për futbollistin e Drenicës pas ndërhyrjes së ashpër në kundërshtarin

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.02.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 19-të të BKT Superligës edicioni 2021/2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, mori vendim për dënimin me dy ndeshje moslojë të futbollistit të Drenicës, Fatlum Gashi, shkruan Gazeta Olle.

Sipas Komisionit Disiplinor, ndërhyrja në lojtarin kundërshtar ishte e pakontrolluar.


Vendimi i plotë i Komisionit Disiplinor:

Lojtarit i KF ”Drenica” me nr fanelle 18 Fatlum Gashi dhe nr ID 000225M94.  Ndërhyrje e pakontrolluar në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Drenica-Gjilani.Bazuar në nenin 45  paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.


/Gazeta Olle/

Related posts

Mitreski: Në takimin e liderëve do të flitet për të gjitha çështjet lidhur me eurointegrimet

Xh M

Dimitrov – Gir: Ndryshimet klimatike nuk i prekin të gjithë dhe na obligojnë njësoj

Z.H

Kovaçevski e Petkov vendosën fqinjësinë e mirë në piadestal, dalë nga dalë drejt zgjidhjes së kontestit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More