Agjencia Zhurnal.mk.

Kuzeska: Vendimi i Apelit për lirimin e Mijallkovit godet rëndë drejtësinë

Shkup, 22 dhjetor – Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për shtyp theksoi se është vendim skandaloz i gjykatës për të pranuar garancinë, që personit Sasho Mijallkov t’i hiqet paraburgimi.

 

“Sot i gjithë opinioni maqedonas është dëshmitarë i goditjes së fuqishme ndaj drejtësisë nga ana e gjykatësve në Gjykatën e Apelit në Shkup. Mijallkov po mbanë masën e paraburgimit në rastin “Thesari” ku është dënuar me vite burg, por akoma nuk është vendim i plotfuqishëm. Poashtu, për Mijallkovin ka edhe aktvendim të shkallës së dytë prej 12 vite burg për përgjim të paligjshëm”, deklaroi Kuzeska.

Ajo u bëri thirrje gjykatësve Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti publikisht të dalin dhe të tregojnë se si është e mundur që personi me plotë aktvendime prej 20 vjet, të sjellin këtë vendim.

Kuzeska u bëri thirrje të gjitha institucioneve kompetente të kyçen në këtë rast, që të mos lejohet arratisja.

Related posts

A do kërkojë Besa përkrahjen e koalicionit ASH-AAA në Tetovë? Flet për Zhurnal Arjanit Hoxha!

Redaksia

Spasovski: Po punohet në vërtetimin e përgjegjësisë për aksidentin në të cilin u përfshi Zoran Mileski

N E

Ndalesë për kamionë dhe autobusë në drejtimet rrugore Tetovë-Kodër e Diellit dhe Mavrovë-Zhirovnicë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More