Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 54 me debat sipas Propozim-buxhetit plotësues për vitin 2022

Shkup, 10 dhjetor – Kuvendi sot në orën 12:00, në vazhdim të seancës së 54-të, do ta fillojë debatin për Propozim-buxhetin plotësues të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, që është pika e 16-të e rendit të ditës. Debati sipas Propozim-buxhetit plotësues  në seancë plenare zgjat pesë ditë.

 

Me propozim-buxhetin për vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 238,9 miliard denarë dhe janë për 7,4 për qind më të larta nga ky vit. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliard denarë, që është për 1,4 për qind më shumë se në vitin 2021. Deficiti planifikohet në nivel prej 33,5 miliard denarë ose 4,3 për qind e BPV-së dhe është më i ulët për 2,2 për qind në krahasim me deficitin e vlerësuar në vitin 2021. Në propozim-buxhetin për vitin 2022 për investimet kapitale janë parashikuar  37,8 miliard denarë, që është për rreth 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.

Më 4 dhjetor Qeveria e miratoi Propozim-buxhetin plotësues për vitin 2022. Janë pranuar 23 amendamente në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milion denarë.

Mbremë, deputetët në seancën që përfundoi pas mesnate, votuan disa pika mes të cilave edhe Propozim-vendimin për ndryshime të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në pjesën e territorit  të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë  nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe tranzitit të emigrantëve në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik  nga emigrimi ilegal në kushte të ekzistimit të pandemisë së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për virusin SARS-CoV-2 dhe parandalimit nga përhapja e tij, me të cilën rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullsisë. Propozim-vendimi për ndryshime të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik  në kushte të ekzistimit të Pandemisë së shpallur nga OBSH-ja  nga sëmundja ngjitëse COVID-19 dhe për shkak të parandalimit të përhapjes së tij në vëllim të rritur që e rrezikon sigurinë e shëndetit të popullsisë, si dhe propozim-vendimi për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në të gjithë territorin  e RMV-së për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet e energjisë elektrike. 

Related posts

Hoxha porosi Apasievit: Ju skeni të drejt të flisni për vlera evropiane

R Zh

Kyçyk: Ka akoma kohë deri në fund të vitit për zhvillim pozitiv mes Shkupit dhe Sofjes

D V

Në raundin e parë kishte 60,773 fletvotime të pavlefshme

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More