Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi solli tre vendime, Propozim-buxheti është vendosur si pika e 16-të e rendit të ditës

Shkup, 9 dhjetor – Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 54-t solli tre Propozim-vendime, ndërsa pasdite prej orës 16 duhet ta vazhdojë debatin për pikat e tjera. Në rend dite janë 50 vendime ligjore prej të cilave një pjesë janë me procedurë të shkurtër.

 

Opozita reagoi që një pjesë e ligjeve janë me procedurë të shkurtër, ndërsa siç theksoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, kjo vërejtje e tyre është konstatuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2021.

“Atë që një kohë të gjatë e flas tashmë është përmendur edhe në raportin e Komisionit Evropian për vitin 2021, e ajo është që Kuvendi ka sjellë 159 ligje prej të cilave 67 janë në procedurë të rregullt, madje 79 në procedurë të shkurtër dhe 13 ratifikime. Thonë se mbetet shqetësues numri i ligjeve të miratuara me procedurë të shkurtër”, theksoi Micevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se pajtohet me atë se duhet të ketë sa më pak ligje në procedurë të shkurtër, por se për momentin duhet të punohet sipas Rregullores së punës, edhe pse, siç theksoi, duhet të rishqyrtohet dhe precizohet procedura e shkurtër.

“Pajtohem me qëndrimin se duhet të ketë sa më pak procedura të shkurta, por procedura është sanksionuar me Rregulloren e cila është në fuqi. Punojmë në procesin ‘Zhan Mone’ dhe një nga pikat që duhet ta shqyrtojmë është që pikërisht kjo procedurë të preziohet, ndërsa mënyrat se pse është shënuar kështu në Rregullore, i dimë paraprakisht ne që kemi qenë një kohë të pranishëm këtu”, tha Xhaferi.

Deri më tani, janë miratuar vetëm tre vendime të cilat ishin pikat e para të rendit të ditës edhe atë vendime për publikim të konkursit publik të zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale dhe për ndryshim të një anëtari në Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, si dhe Vendimi për shpërndarje të mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit dhe fondeve.

Në mbledhjen e sotme si pikë e 16-të është vendosur Propozim-buxheti për vitin 2022.

Në fillim të mbledhjes ishin konstatuar dorëheqjet e ministrit të Bujqësisë, Arjanit Hoxha, zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani dhe zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani.

Related posts

Analizë/ Evropa qartë po e thot: Ballkanit sërish i vjen era “barot”!

N E

Nuk do të ketë masa restriktive shtesë gjatë festave të fundvitit

Z H

Azeski dhe Osmani në takim për bashkëpunim rajonal dhe mundësi për thellimin e tij

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More