Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi shqyrton raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020

Kuvendi shqyrton raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020.

 

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare ku janë paraparë të shqyrtohen 19 pika të mbetura nga seancat e kaluara, ndër to edhe raportin me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020.

Gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020, shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, si shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës

  1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
  2. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,
  10. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,
  11. Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
  12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,
  13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,
  14. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,
  15. Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
  16. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
  17. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një nga radhët e komuniteteve jo shumicë),
  18. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  19. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Related posts

Kurti për rritjen e çmimeve: Pasojat e pandemisë po ndikojnë edhe në Kosovë, po punojmë të kemi një pako të masave

D V

Millo Gjukanoviq thotë se BE-ja duhet t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave

N E

Lojërat Olimpike në Tokio, presidentja Osmani udhëton për në Japoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More