Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi ratifikoi tri marrëveshje ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 19 prill – Në kuadër të seancës së 111-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç disa ndryshimeve në komisione të ndryshme kuvendore, u miratuan edhe tri marrëveshje ndërkombëtare që ishin pjesë e Procesit të Berlinit.

“Janë miratuar disa vendime për plotësimin e trupave punues të Kuvendit. Kuvendi, gjithashtu, i miratoi ligjet për ratifikimin e tre marrëveshjeve të nënshkruara nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në nëntorin e vitit të kaluar”, sqarojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

U miratua propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentale dhe arkitektëve në kontekst të Marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Ndryshe, Qeveria ka shpalosur propozimet ligjore që mundësojnë ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që ishin nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit. Ndryshimet ligjore planifikojnë lëvizjen e lirë kufitare vetëm me letërnjoftime me vendet nga Ballkani Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi), si dhe njohja e diplomave nga këta vende.

“Deklaratën time në Beograd, do ta përsëris edhe një herë – nuk ka budallallëk më të madhe sesa kufijtë në Ballkan, ishim vend pa kufij, ndërsa tani jemi shtetet e vetme me kufij në Evropë”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Related posts

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

D V

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova 362,682 (40,08%), Stevo Pendarovski 180,306 (19,93%)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky