Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi nuk e pranoi interpelancën ndaj Xhaferit, 61 deputetë votuan kundër

Shkup, 30 Qershor – Interpelanca për punën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, sonte nuk është votuar në Kuvend.

Gjithsej 104 deputetë votuan, “Për” votuan 43, “Kundër” votuan 61, “Abstenuar” jo.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misajlovski, kërkoi që të mbyllen dyert dhe të fillojë votimi individual.

Deputetët me shumicë votash hodhën poshtë interpelancën për punën kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë votimit morën pjesë 104 deputetë, prej të cilëve 61 deputetë votuan “kundër” ndërsa 43 “pro”, dhe nuk kishte të përmbajtur.

Për shkak se sistemi nuk e njohu votën e Xhaferit nga ulësja e deputetit dhe në ekran u paraqitën 60 vota kundër, kryesuesi i seancës kërkoi mbylljen e dyerve të sallës dhe votim me prononcim verbal. Në fund opozita u pajtua që vetëm vota e Xhaferit të llogaritet si e tillë pas çka u bënë 61 vota të cilat e hodhën poshtë interpelancën.

“Konstatoj se Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për punën e kryetarit Talat Xhaferi”, tha kryesuesi i seancës, Goran Misevski.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy