Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi i Shqipërisë me 85 vota “pro” miratoi sot ndryshimet në buxhetin e vitit 2021

Në seancën e parafundit të kësaj legjislature, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në buxhetin e 2021-shit si dhe një sërë projektligjesh të rëndësishme.

 

Kuvendi miratoi sot me 85 vota pro, 5 kundër, 5 abstenime Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2020”. Me 81 vota pro, 7 kundër, 7 abstenime Kuvendi votoi Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2020”. Me 81 vota pro, 6 kundër, 8 abstenime, Kuvendi votoi Projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2020”. Me 89 vota pro, 5 kundër, 1 abstenim u votua sot në Kuvend 4. Akt normativ nr. 24, datë 16.6.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin”.

Me 81 vota pro, 9 kundër, 5 abstenime, Kuvendi miratoi Aktin Normativ nr. 25, datë 22.6.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Po ashtu, Kuvendi sot me 82 vota pro, 9 kundër, 4 abstenime miratoi Aktin Normativ nr. 26, datë 22.6.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”. Me 84 vota pro, me 6 vota kundër dhe 5 abstenime u votua Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, ndërsa projektligji “Për marrëveshjen e huasë, ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave” u votua me 83 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenime.

Me 83 vota pro, 6 kundër, 5 abstenime Kuvendi miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe KfW Frankfurt AM MAIN (KfW) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri – faza I”.

Me 87 vota pro, 7 kundër, 1 abstenim Kuvendi miratoi Projektligjin “Për krijimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore” dhe me 86 vota pro, 7 kundër, 1 abstenim u miratua Projektligji “Për krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor”.

Me 86 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime, Kuvendi miratoi Projektligjin “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha shqiptare” sh.a. Me 88 vota pro, 6 abstenime, 1 kundër Kuvendi miratoi Projektligjin “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të aksidenteve dhe incidenteve hekurudhore dhe detare”.

Në fund, Kuvendi me 85 vota pro, 5 kundër, 4 abstenime miratoi Projektvendimin “Për zgjedhjen e Argita Frashërit, anëtare e Këshillit të Statistikave”.

Related posts

Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha thërret në takim krerët e 71 degëve, zbulohet motoja për ‘18 dhjetorin’

D V

​Pas dorëheqjes së Bashës, reagon Berisha

D V

Aktakuzë ndaj personit që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij shtatzënë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More