Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi i Shqipërisë kërkon zëvendësimin e deputetit të dorëhequr Alqi Bllako, pritet rikthimi i Pandeli Majkos

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur sot zyrtarisht vakancën pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllakos, i akuzuar për përfshirje në aferën e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

Kjo lëvizje i hap rrugën rikthimit në parlament të ish kryeministrit Pandeli Majko që në zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitoj mandatin e deputetit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj informoi sot, në nisje të seancës plenare, se Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qendor të Zgjedhjeve, për shpalljen e kësaj vakance.

“Alqi Bllako, për të cilin ishte kërkuar dhënia e autorizimit për arrestim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur dje në Kuvend deklaratën se me dijeni dhe vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit nëpërmjet heqjes dorë nga ky mandat”, tha Felaj.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i paraqiti dy ditë më parë Kuvendit kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa vjen pas hetimeve të nisura për abuzime në ndërtimin dhe funksionimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Ndërkjohë, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar, marrja e mandatit të Bllakos i takon Pandeli Majkos.

Ish kryeministri socialist në zgjedhjet parlamentare arriti të marrë 8,785 vota, duke mos arritur të bëhet deputet pasi u renditë i 19-ti në listë, një më pak se numri i deputetëve që mori PS në qarkun e Tiranës. 

Related posts

Coronavirusi në Shqipëri, 2 viktima dhe 309 raste të reja

D V

Ekspozita për Çamërinë/ Presidenca i përgjigjet Greqisë: Kreu i shtetit jep llogari vetëm para Kuvendit dhe popullit shqiptar

N E

Rama publikon pamjet e transformimit të Piramidës në Tiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More