Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi ligjet për Korridorin 8 dhe 10-D, opozita votoi kundër

Shkup, 26 maj – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, të cilat u propozuan me flamur europian dhe me procedurë të shkurtuar.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, nga foltorja e Kuvendit, para se deputetët të votojnë për pakon e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, njoftoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të votojnë kundër.

“Ngadalë, ngadalë arritët në fund të kësaj farse dhe pas kësaj gjithçka do të jetë ndryshe. Transparenca e kësaj Qeverie ka marrë fund. Poshtëruat deputetët, shpërdorët BE-në me flamurin europian, ofenduat ambasadorin europian David Geer, degraduat dhe poshtëruat Gjykatën Kushtetuese, ia fshehët marrëveshjen Komisionit Anti-Korrupsion. OBRM-PDUKM do të votojë kundër ligjeve për korridoret sepse i gjithë projekti është i mbuluar me dyshime për krim dhe keqpërdorime”, tha Micevski.

Më herët deputeti nga radhët e OBRM-Popullore në pushtet Ljupço Balkovski tha se do të votojë kundër ligjeve të korridorit. Kundër pakos së ligjeve ka votuar edhe deputetja Maja Moraçanin nga RDM, që gjithashtu është parti pjesë e pushtetit.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy