Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi ende nuk e miratoi rendin e ditës për seancën e 64-të

Shkup, 1 mars – Në Kuvend ende nuk është votuar rendi i ditës për seancën e 64-të, në të cilën janë propozuar 11 pika. Propozim vendimi për shkarkimin e anëtarit të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve Fadil Zendeli shkaktoi reagim të fuqishëm të opozitës, e cila reagoi se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk e respekton Rregulloren.

 

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i vëri në dukje Xhaferit se katër minuta para fillimit të seancës, në rend dite ishte propozuar pika për shkarkimin e deputetit të BESA-s nga Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

“Pasi Zendeli dhe BESA nuk janë më partneri i tyre i përshtatshëm në qeverisje, por kundërshtari i tyre politik, deputetët e LSDM-BDI-së sot vendosën që ai të mos jetë më anëtar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, sepse në Komision u duhet shumicë që. do të mbështesin vendimet e tyre të dëmshme politike”, deklaroi Micevski.

Ai theksoi se deputetët e LSDM-së dhe të BDI-së duke shpejtuar dhe duke u udhëhequr nga qëllimi i tij me çdo kusht ta shkarkojnë deputetin nga Komisioni, kanë bërë “gabim të madh të pakuptimtë dhe amator”, duke iu referuar neneve 114 dhe 118 nga Rregullorja dhe nenet 68 dhe 76 nga Kushtetuta.

Kryetari i Kuvendit tha se në përbërjen e Komisionit duhet të përfaqësohen partitë proporcionale politike.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski tha se shumica parlamentare duhet të reflektohet në trupat punues.

“Për këtë çështje flasim tani më tre muaj. Përqindja nuk ndryshon tek VMRO-DPMNE-ja. Por ajo që ndryshon tek shumica duhet të pasqyrojë edhe në Komision”, tha Mitrevski.

Pas një sërë vërejtjesh procedurale, me kërkesë të koordinatorit të Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, kryetari i Kuvendit dha një orë pauzë.

Related posts

Kasami për vizitë në Danimarkë

Xh M

Regjistrohen 313 raste me Kovid-19, 364 pacientë të shëruar, shtatë të vdekur

Redaksia

Petrovska – Lajçak: Dialogu është investim strategjik për vendet nga Ballkani Perëndimor

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More