Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi e solli Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve

Shkup, 3 nëntor – Kuvendi sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 79-të, e solli Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve me procedurë të shkurtuar.

 

Debati për këtë propozim u zhvillua dje, ndërsa ajo që është risi dhe kyçe në këtë Ligj të ri është që vendosen, gjegjësisht i kushtohet vëmendje të veçantë praktikave të padrejta tregtare, praktikave tregtare mashtruese dhe praktikave agresive tregtare gjatë shitjes së mallrave dhe shërbimeve, duke i përfshirë edhe pasuritë e patundshme, shërbimet digjitale dhe përmbajtjet digjitale.

Me Propozim ligjin duhet të sigurohet edhe nivel i lartë i mbrojtjes së të drejtave për konsumatorët dhe njëkohësisht garanton kushte më të lehta për punë afariste.

Me Propozimet, rregullohen të drejtat dhe obligimet e konsumatorëve dhe të tregtarëve në marrëdhëniet konsumatore, mënyrat dhe procedurat e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, informimin e konsumatorëve, avancimin e njohurive të konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe mënyrat dhe procedurat e mbrojtjes së tyre, të drejtat dhe detyrimet e shoqatave dhe aleancave për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, të drejtave dhe obligimeve të organeve kompetente.

Me zgjidhjen e re ligjore mundësohet realizim më i mirë i të drejtave të konsumatorëve përmes mbikëqyrjes efektive të tregut, informimit dhe edukimit më të mirë të konsumatorëve për të drejtat e tyre, forcimin e pavarësisë dhe përfaqësimit të shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve dhe siguron instrumente për zgjidhje të shpejtë të kontesteve të konsumatorëve si mundësi për zgjidhje kolektive të kontesteve të konsumatorëve.

Deputetët në seancën e njëjtë e votuan edhe Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për mbrojtjen shëndetësor.

Kuvendi e miratoi edhe konkludimin e propozuar të propozim ligjit për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin adekuat në lexim të parë.

Kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën, ndërsa për vazhdimin e të njëjtën do të informojë në mënyrë shtesë.

Related posts

Protesta kundër propozimit francez, opozita merr vendimin, sot vendi në bllokadë

Xh M

Osmani në takim ministror të OSBE-së për Ukrainën: Multilateralizmi duhet të mbisundojë ndaj militarizmit

D V

MSH: Pajisjet më të sofistikuara për covid qendrat do të shpërndahen dhe instalohen

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More