Shkup, 21 dhjetor – Kuvendi sot e vazhdoi seancën e 54-të, ku, në fillim debatohej për Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion për vitin 2020.
Për Raportin vjetor të Entit shtetëror për revizion për vitin 2020, si dhe për propozim ligjet tjera, sipas të cilave Kuvendi e ka përfunduar debatin e përgjithshëm, deputetët do të votojnë në një nga seancat e ardhshme.
Gjatë debatit për Raportin vjetor të revizorëve për vitin 2020, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski vërejti se në Entin shtetëror për revizion duhet të rriten resurset njerëzore, që revizionet të bëhen sa më shpejtë. Ai potencoi se nevojiten revizione për komunat, pasi një pjesë e kryetarëve të komunave kanë paraqitur borxhe të mëdha nga paraardhësit e tyre.
Revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski potencoi se gjatë dy viteve të fundit buxheti i Entit shtetëror për statistikë është rritur për 40 për qind.
Ai u pajtua me Milloshoskin se nevojitet riekipim kadrovik.
Kuvendi, mes tjerash, e ka përfunduar debatin lidhur me ndryshimet dhe plotësimet për propozim-ligjin për mbrojtje sociale, si dhe propozim ligjin për mbrojtje të fëmijëve, sipas të cilave, avancohen të drejtat e fëmijëve me nevoja të posaçme.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, mundësohet e drejta për shtesë të posaçme që fëmijët mund ta shfrytëzojnë nëse vendosen në internat, si dhe atë që fëmijët me pengesa të kenë prioritet gjatë regjistrimit në kopsht për fëmijë.