Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 91-të

Shkup, 16 nëntor – Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 91-të, ku në rend të ditës janë disa propozim-ligje për ratifikime të marrëveshjeve, zgjidhje ligjore nga sfera financiare, Raporti i Komisionit Evropian për vendin për vitin 2022, si dhe vendimet për dërgimin e ushtarëve të Armatës në misione në vendet e huaja.

 

Mes tjerash, deputetët do të debatojnë për propozimet e ligjeve për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes vendeve nga Ballkani Perëndimor në sferën e njohjes së ndërsjellë të diplomave dhe shkallëve shkencore, të ndara nga institucione të arsimit sipëror dhe institucioneve tjera kompetente, të Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtjen nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor, të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë lidhur me aranzhmanet e vendit nikoqir për statusin e Organizatës së përhershme të Forcave mjekësore ballkanike dhe personlit të saj dhe Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim në sferën e diasporës.

Në rend të ditës është edhe Propozimi i plotësuar i ligjit për pagesë të kompensimit me para të gatshme për viktimat nga veprat penale me dhunë, si dhe propozimi i ligjeve për racion të subvencionuar studentor, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për procedurë tatimore, për regjistrimin e pagesave me para të gatshme, për kontribute për sigurim të obliguar social, për revizion të instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA), për kthimin e një pjese të tatimit të vlerës së shtuar të personave fizikë, për akcizat, si dhe për qarkullim pagesor.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozimet e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pëe Shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe për shpalljen e vendit “Studençishko Bllato” për Park të natyrës, si dhe për Informatën për gjendjet në Liqenin e Ohrit.

Në rend të ditës së seancës së 91-të është edhe Interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Marija Georgievska.

Related posts

Kryetarët e partive politike shqiptare sikurse “mjalta” nuk po u skadon afati

Z.H

Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

Z.H

Lëvizja evropiane organizon sesion kushtuar implementimit të ligjit për menaxhim me mbeturinat

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More