Agjencia Zhurnal.mk.

Kuvendi debaton për planin financiar të KRRE-së për vitin 2022

Shkup, 31 mars – Deputetët sot debatuan për Propozimin e planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujërave (KRRE) për vitin 2022, në korniza të seancës së 54-të.

 

Për deputetët nga opozita, plani financiar të KRRE-së për vitin 2022, është i papërmbajtur në kushte të gjendjes së krizës energjetike, pandemike, emigrantëve dhe të ngrohjes në shtet, ndërsa rregullatorët po lejojnë shuma më të larta të shpenzimeve në krahasim me vitet paraprake.

Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski tha se KRRE-ja furnizohet me energji elektrike nga tregu i lirë për energji, ku çmimi është rritur, dhe me këtë janë rritur edhe mjetet e parashikuara për energji elektrike.

“KRRE e rregullon çmimin për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël dhe saktë më 1 janar të vitit 2022 çmimi i energjisë elektrike është rritur për 9,48 për qind”, tha Bislimovski.

Për vërejtjet për udhëtimet e tij në Kroaci, Bislimovski tha se atje ka udhëtuar me automjetin e tij, ndërsa akomodimi ka qenë në organizim të KE-së.

Ai nënvizoi se plani financiar për vitin 2022, ka shpenzime të shtuara vetëm atje ku nuk mund të ndikojë KRRE-ja.

Nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski u dha një orë pauzë deputetëve, me çka do të vazhdojë debati për planin financiar të KRRE-së.

Related posts

Një person ka humbur jetën, dy janë lënduar në një aksident në rrugën Prilep-Gradsko

D V

Bekteshi: Ulje e faturave të energjisë elektrike për kategoritë të cilët nuk janë përfitues të ndihmës

D V

Kremtim me rastin e Ditës së Armatës dhe jubileut “30 vjet Armatë”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More