Agjencia Zhurnal.mk.

Kushtrim Gashi për ndeshjen ndaj Dritës: Do të japim maksimumin për pikët e plota

Përpara pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës do të zhvillojë edhe xhiron e 13-të.

Drenica – Ulpiana, Ballkani – Drita dhe Malisheva – Llapi, janë ndeshjet e programuara për ditën e sotme.

Vëmendja kryesore është në derbin mes Ballkanit dhe Dritës, takim ky që ka qenë gjithmonë i rivalizuar në vitet e fundit.

Drita renditet në vendin e parë pas 12-të xhirove me 22 pikë, kurse Ballkani i dytë me vetëm një pikë më pak, 21. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 0 me 0.

Mesfushori i Ballkanit, Kushtrim Gashi, pret një ndeshje shumë të luftuar, por që ai dhe bashkëlojtarët e tij do të luftojnë për fitoren e madhe.

Ndeshja ndaj Dritës është shumë e vështirë dhe pritet të jetë shumë e luftuar. Ne luajmë si vendas, por në ndeshje të tilla kjo gjë ka pak rëndësi. Ne do ta japim maksimumin tonë që të marrim pikët e plota‘, tha Gashi për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë që ai po zhvillon një edicion fantastik deri më tash, ku është një siguri e madhe në formacionin e Bekim Isufit.

Ndeshja e sotme zhvillohet në ora 13:00.

Related posts

Koleva: Të gjithë deputetët kanë përgjegjësi për hapin e fundit ndaj BE-ndryshimeve kushtetuese

Z.H

Nxënësit në ankth i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore

Xh M

Arovska: Zbuluam 120 deponi të paligjshme, ndëshkim jo selektiv për hedhësit e mbeturinave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More