Agjencia Zhurnal.mk.

Kushtrim Ahmeti zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Tetovës

Tetovë, 24 nëntor – Prof. dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur ushtrues i detyrës, rektor i Universitetit të Tetovës. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të Senatit të UT-së.

 

Poashtu, në këtë mbledhje, në pajtim me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, aktet ligjore, nënligjore dhe aktet e tjera të brendshme të Universitetit, prof. dr. Vullnet Ameti është zgjedhur kryetar i Senatit të Universitetit të Tetovës.

Në mbledhjen e Senatit, po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me ecurinë e përgjithshme të veprimtarisë arsimore – shkencore të Universitetit gjatë këtij viti akademik, thuhet në kumtesën e UT-së.

Related posts

Banka Botërore: Banka Popullore në mënyrë aktive e avancon kornizën rregullative për sistem efikas dhe të sigurt

Z.H

Çdo e dyta kompani në vend thotë se ka korupsion në tendera

Xh M

Seanca për besimin e Qeverisë mbahet të enjten

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More