Agjencia Zhurnal.mk.

Kushtet e Kurtit për Ramën, Abdixhiku: Kryeministri i Shqipërisë është i mirëseardhur në Kosovë

Vendosja e kushteve nga ana e kryeministrit Albin Kurti, për pritjen e homologut shqiptar, Edi Rama, në Prishtinë ka ngjallur mjaft polemika.

Opozita e ka kritikuar ndjeshëm këtë veprim, ndërsa kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas një takimi me analistët në vend, tha se Rama është i mirëseardhur në Kosovë.

“Natyrisht se kryeministri i Shqipërisë është i mirëseardhur në Kosovë. Çdo kryeministër i Shqipërisë duhet të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë një çështje të tillë, nëse duhet të mirëpritet një kryeministër i Shqipërisë tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova dhe nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje sinqerisht. Kryeministri i Shqipërisë, pozicioni i tij, atë që përfaqëson ai dhe populli shqiptar janë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre në Kosovë, gjithmonë”, tha kreu i LDK, Abdixhiku.

Ndërkohë, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kurti duhet ta presë Ramën.

“Nëse vjen kryeministri Edi Rama po vjen për shqetësimet e reja. Mendoj që Kurti është mirë me pritë. Situata është serioze mendoj që duhet me prit. Situata është serioze, po shkojmë në një izolim. Nuk guxojmë që t’i mbyllim të gjitha dyert”, deklaroi Haradinaj.

Related posts

Ulet konsumimi i bukës, shkak largimet masive të shqiptarëve

Xh M

Procesohet pagesa për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Xh M

Maqedonci takohet me homologun kroat, bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

D V