Agjencia Zhurnal.mk.

Kush ka aktualisht statusin e kandidatit?

Bruksel, 17 Qershor – Aktualisht, pesë shtete kanë statusin e kandidatit: Turqia prej vitit 1999, Maqedonia e Veriut prej vitit 2005, Mali i Zi prej vitit 2010, Serbia prej vitit 2012 dhe Shqipëria nga viti 2014.

Nëse marrin statusin e kandidatit, Ukraina dhe Moldavia do t’i afrohen pozicionit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por me një dallim – Komisioni Evropian veçse ka rekomanduar nisjen e negociatave për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën.

Tri fazat për zgjerim të BE-së

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian përbëhet nga tri faza:

Kur BE-ja vlerëson se një shtet, që dëshiron të anëtarësohet, është gati për këtë proces, atëherë ai bëhet kandidat zyrtar për anëtarësim – mirëpo kjo nuk nënkupton që nisin negociatat zyrtare.

Në fazën e dytë, vendi kandidat nis negociatat zyrtare. Ky proces përfshin përshtatje me ligjet e BE-së, si dhe zbatimin e reformave të nevojshme në gjyqësor, administratë, ekonomi dhe fusha tjera. Këto ndryshe quhen kritere për anëtarësim.

Në fund, kur të përfundojnë negociatat dhe të kryhen reformat, me miratimin e të dyja palëve, një shtet i bashkohet bllokut evropian – nëse pajtohen të gjitha vendet anëtare.

Turqia është duke trokitur para portave të BE-së më së gjati.

Ky shtet ka aplikuar për t’iu bashkuar atëbotë Komunitetit Ekonomik Evropian më 1987 dhe më 1999 është konsideruar e kualifikuar për t’iu bashkuar BE-së.

Negociatat e anëtarësimit kanë nisur më 2005, mirëpo vetëm një prej 30 kapitujve është përfunduar deri më tani.

Shumë prej kapitujve kanë veto, sepse Turqia nuk njeh Republikën e Qipros, vend anëtar i BE-së.

Turqia nuk ka hapur asnjë edhe një kapitull që pesë vjet, dhe Brukseli ka thënë se ekzistojnë një mori arsyesh pse negociatat janë bllokuar me Stambollin.

“Turqia është partnere strategjike e BE-së për çështje sikurse migrimi, siguria, ekonomia, luftimi kundër terrorizimit, mirëpo ka mbetur mbrapa në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore. Si përgjigje, në qershor të vitit 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka shpallur bisedimet e pranimit me Turqinë si të ngrira në mënyrë efektive”, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy