Agjencia Zhurnal.mk.

Kush janë kandidatët që do të zëvendësojnë të dorëhequrit e Listës Serbe në Kuvend?

Lista Serbe sot i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë deputetët e këtij subjekti politik morën këtë vendim si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me targat.

 

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tanimë ka proceduar kërkesën për zëvendësimin e tyre.

Kuvendi i Kosovës publikoi edhe dorëheqjet individuale të deputetëve të Listës Serbe pasi këta të fundit dhanë dorëheqje të parevokueshme nga pozitat e tyre të ligjvënësve.

“Në pajtim me Rregullat e Procedurës së Kuvendit të Kosovës, Unë, përfaqësuesi personal i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme të pozitës së deputetit”, thuhet në dorëheqjet e LS-së.

Tani dhjetë deputetët e dorëhequr do të zëvendësohen me dhjetë të tjerë të këtij subjekti politik.

Por, kush janë kandidatët në radhë që do të zëvendësojnë deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës?

Në listën prej 20 kandidatësh, dhjetë prej tyre tashmë mund të jenë zëvendësues të atyre që u dorëhoqën.

Milan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Jokiq, Ksenija Bozoviq, Rados Mihajloviq, Biljana Maksiq, Milan Joksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Nenad Redakonviq, Dragana Antonijeviq janë emrat e Listës Serbe që mund të gjejnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Related posts

Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me energji elektrike me 31 Dhjetor dhe 1 Janar, pa efekt financiar

D V

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Pata një bisedë të gjatë e të detajuar

N E

Qeveria vendos për masa të reja anti-COVID: Vazhdon ora policore, gastronomia deri në orën 23:00, shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More