Agjencia Zhurnal.mk.

Kush janë gratë që do ta freskojnë përbërjen qeveritare?

Shkup, 12 janar – Katër emra të rinjë, por edhe katër gra janë surprizat e mandatarit Kovaçevski në Qeverinë e re.

 

Deputetja Sllavjanka Petrovska ulet në ministrinë e mbrojtjes në vendin e Radmilla Shekerinskës. Sllavica Grkovska do të jetë zv.kryeministre e re për luftë kundër korrupsionit. Jovana Trençevska ministre e re për punë dhe politikë sociale, ndërsa deputetja Bisera Kostadinovska Stojçevska do të udhëheqë me Kulturën, informon Zhurnal.

Sllavica Grkovska i kthehet politikës pas një mungese disa vjeçare. Opinioni e mbanë mend si një nga deputetet më aktive dhe më të përgatitura nga radhët e LSDM-së, veçanërisht kur LSDM ishte në opozitë. Ajo ishte deputete nga viti 2002 deri në vitin 2011.

Sipas biografisë së saj, Grkovska ka 51 vjet, ka diplomuar në fakultetin matematiko-natyror në Shkup dhe është magjistre për shkenca matematikore. Ka qenë asistente për matematikë në Institutin për matematikë pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.

Gjatë kohës së mandatit të saj si deputete ka patur aktivitete të rëndësishme kuvendore.

Ministrja e re për Kulturë, Bisera Kostadinovska Stojçevska u bë e njohur për publikun kur e infektuar me Covid 19, mori pjesë me skafander në seancë kuvendore dhe ishte pjesë e sulmeve nga opinioni se poi shkelë protokolet.

Ajo është një nga pesë nënkryetaret e LSDM-së, ndërsa në këtë funksion është zgjedhur në bordin e fundit qendror të partisë.

Në vendin e Shahpaskës është Jovana Trençevska, e cila nga viti 2020 është drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror për Punë. Në opinion nuk është shum e njohur por për shumë vite vepron në këtë sektor.

Jovana është një nga themelueset e Forumit të Grave të LSDM-së, ndërsa për momentin është anëtare e bordit eksekutiv të forumit të grave në LSDM.

Ka lindur në vitin 1969 në Strumicë. Ka diplomuar në fakultetin filozofik në Shkup, në Institutin për Sociologji si sociolog i diplomuar. Në institutin e njejtë ka fituar titullin magjistër i shkencave sociologjike.

Nga viti 2003 është e punësuar në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale si këshilltare për barazi gjinore në sektorin për mundësi të barabarta ndërsa në vitin 2018 është emëruar për udhëheqëse e sektorit.

Mes viteve 2018 dhe 2020 e ka kryer funksionin sekretare shtetërore në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Petrovska njihet në opinion si pjesë e qeverisë teknike dhe deputete aktive në Kuvned. Emër i ri në Qeveri gjithashtu është edhe profesori Tupançevski i cili do të udhëheqë me drejtësinë./Zhurnal.mk

Related posts

Ekonomia joformale ka pasoja negative mbi shoqërinë, punëtorët dhe krijimin e politikave në shtet

Z H

Takime të Pendarovskit me Bajdenin, Merkelin dhe Stoltenbergun në margjinat e konferencës për ndryshimet klimatike në Glazgov

D V

Raste aktive me kovid-19 janë 12 089, janë rivaksinuar 729 794 qytetarë, dozë të tretë morën 235

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More