Agjencia Zhurnal.mk.

Kush është Josip Tomasevic, transferi më i ri i Prishtinës

Prishtina ka siguruar shërbimet e qendër-mbrojtësit kroat Josip Tomasevic, i cili kompleton mbrojtjen si transferi më i fundit i këtij afati kalimtar.

28 vjeçari i bashkohet Prishtinës pas largimit të Leotrim Bekteshit dhe transferit të dështuar të Drilon Kryeziut dhe Egzon Sinanit, të cilin klubi i Ballkanit e ndaloi të transferohej te Prishtina.

Tomasevic ka një karrierë të gjatë në Kroaci duke qenë pjesë e skuadrave të ligës së dytë kroate si Cibalia dhe ligës së dytë sllovene si Rudar Velenje si dhe ekipeve të ligës së parë kroate si NK Osijek dhe NK Istra.

Josip Tomašević iznenada napustio Cibaliju! Imao je ugovor, ali i –  dogovor… - Vinkulja.hr

Tomasevic, në fillimet e karrierës, gjegjësisht nën moshën 19 vjeçare ishte ftuar nga kombëtarja kroate e kësaj grupmoshe duke bërë kështu 10 paraqitje në të cilat ka shënuar një gol.

Gjithsej të numëruara i ka 193 paraqitje, ka shënuar 4 herë dhe ka dhuruar 4 asiste. Në këto ndeshje ka akumuluar 42 kartonë të verdhë dhe është ndëshkuar një herë me karton të kuq.

Related posts

“Çmimin vjetor nga Bashkimi Evropian për gazetari investigative”

I.A

Gjobë 45 euro nëse s’keni pajisje dimërore, nga 15 nëntori

Xh M

Bislimoski: Kemi ndërmarrë masa për të shmangur rritjen e çmimit të energjisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More