Agjencia Zhurnal.mk.

Kush e ka radhën për në “listën e zezë” amerikane?

Shkup, 6 dhjetor – Koço Angjushev nuk është politikani i parë nga Maqedonia e Veriut që është futur në “listën e zezë” amerikane, por me siguri të plotë mund të thuhet se nuk do të jetë as i fundit. E këtë e ka paralajmëruar edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Angela Ageler, duke tehksuar se emërtimi i ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe familjes së tij është edhe një dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pa dallim të pozicionit të tyre, përcaktimit politik ose kohës së keqpërdorimeve.

E pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për vendosjen e Angjushevit në “listën e zezë”, Aggeler në postimin në platformën X, paralajmëron se do të pasojnë disa emërtime të tjera.

Edhe Angjushev familjarisht në “listën e zezë”

ShBA-ja, paraprakisht e cilësoi Koço Angjushevin, si të padëshirueshëm për hyrje në ShBA, për shkak të implikimit të tij me korrupsion të madh, njoftuan ditë më parë nga Departamenti amerikan i Shtetit. “Derisa e ka kryer funksionin zëvendësktryeministër, Angjushev e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare në dobi të interesave të tij afariste private, duke e minuar besimin e opinionit publik në Maqedoninë e Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”, theksohet në komunikatën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Vnedimi i djeshëm, thuhet në komunikatë, tregon se ShBA-ja qëndron me ata qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë përgjegjësi nga funksionarë të korruptuar publik. Me përfshirjen e Angjushevit, “listës së zezë” amerikane i është shtuar edhe një emër më tepër, pasi në këtë listë për shkak të korrupsionit, paraprakisht u gjetën edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Ramiz Merko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sergej Samsonenko, por edhe biznesmeni serbo-boshnjak Daka Davidoviq, i cili ishte mjaft aktiv në vendin tonë.

Tani, kur është e qartë se “lista e zezë” do të vazhdon të zgjerohet, parashtrohet pyetja se kush do të jetë emri ose emrat e ardhshëm në këtë listë. Angjushev ishte njeri i afërt i ish kryeministrit Zoran Zaev, prandaj ekzistojnë supozime në kuloare se edhe emri i ardhshëm mund të jetë nga i njëjti ekip. Apo ndoshta gjykatësja e cila shqiptoi aktvendim kundër IRL lidhur me hulumtimin e tyre për kompaninë “brako” të Angjushevit? Komuniteti ndërkombëtar ishte mjaft i zëshëm lidhur me këtë rast, prandaj supozimet për përfshirjen e gjykatëses në fjalë nuk janë të pabazuara, shkruan Zhurnal. Ambasada amerikane ishte poashtu e zëshme edhe lidhur me presionet që i ushtrohen kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, nga qarqe politike, prandaj ka edhe gjasa që dikush nga këto qarqe të “nxihet”.

Sidoqoftë dhjetori dhe janari janë muaj gjatë të cilëve nuk duhet të bëjnë gjumë të rehatshëm klanet politiko-biznesore të zhytura në korrupson, sepse kjo është periudha kur është paralajëmruar ardhja e sërshime në Maqedoninë e Veriut të ekspertëve amerikanë për luftë kundër korrupsionit. Duke qëndruar në vendin tonë, ata prej së afërmi do të kenë mundësi të krijojnë pasqyrë më të qartë se në çfarë drejtimi ka lëvizë lufta kundër korrupsionit, kush është përmirësuar e kushtë zhytur edhe më tepër në këtë dukuri negative. Përshtypjet dhe informacionet e grumbulluara në Shkup do t’i sublimojnë në Uashington, kështu që pranvera e ardhshme ka gjasë sërish të çelë me ndonjë “lule” nga vendi ynë në “listën e zezë” amerikane. Nëse dihet se “me një lule nuk çel pranvera”, atëherë numri i emrave të rinj mund të jetë edhe më i madh, pa përjashtuar mundësinë që emra të rinj të kemi edhe gjatë muajev të dimrit.

“Lista e Zezë” amerikane nuk është “listë magjike” për të luftuar korrupsionin!

Megjithatë “lista e zezë” amerikane nuk është “listë magjike që zgjidh problemin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut e as në rajon. Këtë e ka theksuar edhe ambasadorja Aggeler.
“Do të vijojnë disa emërtime të tjera, por është fakt se përpjekjet tona dhe sanksionet tona nuk mund ta përmirësojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u mbetet funksionarëve dhe qytetarëve të këtij vendi që të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshime”, publikoi Aggeler në platformën X.

Edhe zëvendëskryeministrja e angazhaur për politika të sundimit të mirë, Sllavica Gërkovska lidhur me vendosjen e ish-zëvendëskryeminsitrit Koço Angjushev në “listën e zezë” të SHBA-së sot deklaroi se obligimi kryesor çdoherë është i institucioneve vendore, por se secila ndihmë ndërkombëtare është e mirëseardhur. Ajo përmendi se tashmë janë propozuar ndryshime në Ligjin për masa restriktive, të cilat kaluan në Qeveri, përveç sanksioneve nga BE-ja dhe KB-ja, të shtohen edhe sanksionet e SHBA-së.

“Edhe paraprakisht kam deklaruar se obligimi kryesor është i institucioneve vendore, por secila ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, nga shtetet tona mike, posaçërisht SHBA-ja, të cilat janë partnere strategjike, është e mirëseardhur dhe pres që institucionet ndërkombëtare dhe vendore më tutje t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme në pajtim me indikacionet. Tashmë propozuam dhe ajo kaloi në Qeveri, të bëhen ndryshime në Ligjin për masa restriktive, me ç’rast krahas sanksioneve nga BE-ja dhe KB-ja, do të shtohen edhe sanksionet nga SHBA-ja dhe ajo do të jetë vlerë shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Gërkovska në pyetjen e gazetarëve lidhur me vendosjen e Angjushevit në listën e zezë të SHBA-së, sot në margjina të Forumit të hapur për antikorrupsion.

Kjo tregon se zyrtarët tanë angazhohen me retorikë kundër korrupsionit, por deri tani rezultatet nuk janë në nivel të kënaqshëm, shkruan Zhurnal. Ish-zëvendëskryeministri Angjushev, ndërkaq, në kumtesë drejt mediumeve i mohoi të gjitha dyshimet e shprehura nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin./Zhurnal

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy