Agjencia Zhurnal.mk.

Kusari-Lila: S’ka mosmarrëveshje brenda VV-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të shtohet intensiteti i punës së Kuvendit përkundër faktit se a merr apo nuk merr pjesë opozita në votim.

Ajo ka shpjeguar edhe arsyen e mosmbajtjes së seancave për gati tri javë, si dhe për akuzat e opozitës se brenda partisë në pushtet ka mosmarrëveshje, ku sipas saj, ato konstatime nuk qëndrojnë. 

Kusari-Lila i ka demantuar parashikimet e partive opozitare, sipas të cilave brenda VV-së ka mosmarrëveshje dhe se së shpejti mund të ketë zgjedhje, sipas saj, këto parashikime opozita i ka pasur qysh nga fillimi i mandati të Qeverisë Kurti.

Ajo shtoi se çdo gjë brenda Grupit Parlamentar të VV-së është publike, e që sipas saj, si grup janë shumë transparent dhe se nuk kanë mbajtur asgjë të fshehur që nga fillimi i qeverisjes.

Related posts

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

D V

Motra e Ganimete Musliut thotë se deputetja e kaloi me sukses operacionin

D V

Vdekja e katërvjeçares – Ministri Vitia në pritje të raporteve për të marrë masa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy