Agjencia Zhurnal.mk.

Kurz: BE të përmbushë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Vjenë, 5 korrik – Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaroi sot se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të rajonit.

 

Ai në një postim në Twitter ka falënderuar kancelaren gjermane për takimin e sotëm virtual të Procesit të Berlinit.

“Faleminderit, Angela Merkel që na priti sot në Samitin virtual të Procesit të Berlinit! Pas COVID, tani është koha për të dhënë: Ne duhet të mbajmë premtimet tona, të mbetemi një partner i besueshëm për rajonin dhe të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan Kurz.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar sot për herë të fundit kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Ajo në një konferencë për media në Berlin me temën mbi “Samitin e Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor 2021”, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe punën që ato po bëjnë në këtë drejtim.

Merkel ka potencuar se ka shumë punë për të bërë në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka bërë të ditur se më 3 tetor në Slloveni do të mbahet një takim për të biseduar për çështje teknike.

Ajo ndërkaq ka përmendur problemet Kosovë-Serbi dhe Maqedoni Veriore-Bullgari.

Related posts

Fjalim i zëvendëskryeminisrit Nikolla Dimitrov (drejtpërdrejt)

D V

Takim Xhaferi – Fornave: Mbështetje e fuqishme e Suedisë për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

D V

Qyteti i Shkupit do të ndëshkojë kontraktorin e rindërtimit të bregut “13 Nëntori”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More