Agjencia Zhurnal.mk.

Kurtit nuk i mjafton helmimi i 1500 shqiptarëve për ta thyer udhën

Shkruan: Kimete Berisha

 

Shqiptarët e çuan vendin dëm

Kosova është gati e pabanueshme.
Ajri është i papastër, uji s’është i sigurt, lumenjtë janë kanta bërllogu, aty hudhen plehra, pesticide, kimikale e mbetje të fabrikave…

as s’e kontrollon kush ushqimin, fallsifikohen datat e prodhimit në tamblit, çdo gjë, ama çdo gjë është jashtë kontrolli, sepse nuk ka njeri që ka diçka në dorë që nuk është i korruptuar.

Bërllog n’tana anët.
Papastërti e pabesueshme për një popull që e ka të kryer shkollën fillore.
Kosovën e shfrytëzojnë shqiptarët si kontenjer.

Shtëpinë personale (dhe oborrin) e konsideron ATDHE, e jo Kosovën, se Kosovën e pështyn, e pëshurr, ia pren lisat, ia ndyn lumenjtë…
Kosovën e ka ‘Hyrje në shtëpi’, sapo del shqiptari nga shtëpia, nuk e konsideron Kosovën të veten…
Çdo gjë që nuk e konsideron të veten, e shkatërron.

Kosova është një xhungël (e shëmtuar) në asfalt.

Qeveria është joserioze.
Arben Vitia ua bën obduksionin ‘me sy’ të vdekurve në Deçan.
Thotë: Nuk e di prej çkahit kanë vdekur ata, por e di që nuk kanë vdekur sherri helmimit.
Flet paushall, pa u bazuar në asnjë ekspertizë.
I pamatur dhe i rrezikshēm.

Shqiptarët u helmuan ditë’m drekë e nuk gjendet dikush që e di çka ka po ndodh aty.
Gjithë ai peokuror, gjithë ai agjent, gjithë ai popic.

E shohin helmin-nuk e njohin.
E shohin realitetin-nuk dinë ta përshkruajnë.

Njëri ‘ekspert’ thotë që bëhet fjalë për helmim, tjetri ‘ekspert’ thotë se nuk bëhet fjalë për helmim.

Kryeministrit i vjen keq, por jo aq keq sa ta ndërpres vizitën në Greqi.
Mençuri do të ishte të kthehej urgjent në Deçan.
Por nuk e ndërpret udhëtimin.
Nuk mjafton helmimi i 1500 shqiptarëve për ta thyer udhën.

Atyre që e nxjerrnin gazin lotsjellës nga brekët dhe i helmonin deputetët
,helmi atyre nuk u lë përshtypje. Po shihet.

Se përndryshe ish dashur të kërkohet ndihmë nga krejt bota për ta zbuluar se çfarë ka ndodhur….Çfarë po ndodh!
Kush i helmoi 1500 shqiptarë!
Dhe, a ka përfunduar kjo dramë!

P.S. Shqiptarët kanë dështuar të bëjnë shtet.
Jo Manastiri i Deçanit, por populli shqiptar i Kosovës ka nevojë urgjente për mbrojtje ndërkombëtare, sepse është kaq i rrezikuar nga padija, nga hajnia, nga pakujdesia, nga mungesa e kulturës, mentaliteti, nga udhëheqja e psikopatëve dhe alkimistëve!

Jo Mana

Related posts

Vëmendja e shtuar ndaj krimit nga pikëpamja politike

D V

Beogradi krimet i fsheh edhe nga vetja

D V

Aleati më i madh i korrupsionit është mbipushteti politik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More