Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti uron hebrenjtë për festën Hanukkah

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar komunitetin hebre me rastin e festës Hanukkah.

 

“Sonte është nata e dytë e Hanukkah, urimet më të mira për të gjithë miqtë tanë hebrenj që festojnë. Kujtojmë se në fund, drita gjithmonë do të triumfojë mbi errësirën dhe liria do të lulëzojë kundër shtypjes”, shkruan Kurti në një postim në Twitter.

“Hanukkah”, që në shqip do të thotë “përkushtim”, festohet në përkujtim të fitores së kryengritësve të lashtë izraelitë, Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës.

Related posts

Pas arrestimit të pesë personave për terrorizëm, policia konfiskon arsenal të madh armësh

D V

Mjekët dhe profesorët universitarë përfshihen në listën e zyrtarëve për deklarim të pasurisë

Z H

Haxhiu flet pas shqetësimeve të BE-së për Vettingun: Kemi arritur te mekanizimi i fundit për reformën në drejtësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More