Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti u ministrave jep detaje të takimit në Bruksel

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë ka folur para ministrave për takimin që pati  me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

 

Ai tha se edhe pas bisedimeve ka qëndruar për të bërë edhe një përpjekje të fundit, të cilën e kishte refuzuar presidenti serb.

“Unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE, sepse gjithmonë ka hapësirë për një përpjekje të fundit. Ka qenë edhe përpjekja e fundit. Lajçak ka ardhur te dhoma ku ndodhet delegacioni ynë, e bëri edhe një përpjekje për një tekst që do të përfshinte edhe tekstin e BE-së, por më pas na njoftoi që presidenti i Serbisë s’e kishte pranuar, por Borrell ndodhej në një konferencë për media”, tha Kurti.

Ai tha se “qëllimi i madh”, që iu referua propozimit franko-gjerman, “u hoq nga takimi duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilit kishte ardhur në Bruksel jo për propozimin, po për targat”.

Related posts

Në 24 orët e fundit, Kosva regjistron 16 raste të reja me Kovid-19

N E

​Nga nesër nis zbatimi i marrëveshjes – mbulimi i targave me afishe

D V

Ambasadori Hovenier: SHBA dhe unë personalisht e vlerësojmë Kosovën, njerëzit e saj, dhe marrëdhëniet tona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More