Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti takoi përfaqësuesit e lartë të ShBA-së, Philip Reeker dhe Matthew Palmer – diskutuan për dialogun

Në margjina të konferencës dy ditore ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, krahas pjesëmarrjes në diskutim në panel, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të rajonit, dhe përfaqësues të lartë nga Evropa dhe ShBA-të.

 

Kryeministri Kurti dha një propozim se si rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian, përmes një marrëveshje dhe marrëdhënie të re, të tillë çfarë e kanë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm për paqen dhe pajtimin në Ballkan, deklaroi ai në një konferencë për media.

Gjatë ditës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Kryeministri Kurti u takua me Ndihmëssekretarin e shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla janë takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me të cilin kanë diskutuar për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe nisjen e procesit të ri të dialogut”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu, kryeministri Kurti pati takim të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi.

Takime të ndara, pati edhe me eurodeputeten sllovene, Tanja Fajon, ish-eurodeputetin gjerman nga Partia Socialdemokrate, Knut Feckeinstein si dhe profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Eduard Joseph

Related posts

Vuçiq: Qëllimi i takimit me Kurtin është ruajtja e paqes dhe stabilitetit

Xh M

Kurti takon policin Besart Ahmeti, i cili gjashtë vite më parë ishte lënduar gjatë një proteste të Vetëvendosjes

D V

Marrëveshja e plotë e Kurtit të cilën e prezantoi në Bruksel si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More