Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Serbia nuk ka pranuar që të nënshkruhet dokumenti për personat e zhdukur me dhunë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për temën e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti dakordues.Këtë deklaratë, shefi i qeverisë i tha në paraqitjen e tij të parë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar në Bruksel.Kryeministri Kurti shtoi se ky dokument mund të nënshkruhej të enjten por është pala serbe ajo që nuk ka pranuar.“Të tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar. Pra për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti me përmbajte por nuk ekziston nënshkrimi. Pa fajin tonë, është pala tjetër ajo e cila nuk ka pranuar. Kjo ka mundur të nënshkruhet të enjten që shkojë, sa për neve të enjten ishte nënshkruar kjo marrëveshje”, ka thënë Kurti.

 


Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që është mbajtur më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje.Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.Dialogu u mbajt me 18 gusht pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë, në shenjë pakënaqësie me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator, ndërsa barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit.

Related posts

I burgosuri në Dubravë sulmon zyrtarin korrektues

Xh M

Glauk Konjufca kundër partisë, nuk voton për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Xh M

Ajri bëhet i pashëndetshëm në Prishtinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More