Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti reflekton pasi mori letrën nga kryetari i PDK-së, fton në takim liderët e opozitës

Pas letrës së sotme që lideri i opozitës, Memli Krasniqi i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti për zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për takim nesër paradite.

 

Këtë për Periskopin, e ka  konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Kemi pranuar një kërkesë për takim nga kryeministri dhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim”, ka thënë ai.

Në anën tjetër deputeti Hisen Berisha, në një prononcim të shkurtë për Periskopin ka thënë se kryetari i partisë, Memli Krasniqi do të shkojë në takim për ta mbështetur procesin politik përballë Serbisë.

“Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë dhe nesër në orën 8:00 do të jetë në takim me kryeministrin dhe do t’i ofrojë edhe atë çfarë i ka shkruar në letër për ta mbështetë procesin politik përballë Serbisë ne duhet të jemi të gjithë të unifikuar. Nuk po flasë të Serbisë në kuptimin e armikut, por të pretendimeve të saj për me ndërmarrë këso veprime destruktive për me pengu shtetin e Kosovës në procesin politik, e aq më tepër në implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndër të tjera ai, këtë ftesë të Kurtit, e komenton edhe si një lojë të kryeministrit duke thënë se i pari që i dërgoi letër ishte kryetari i PDK-së, e tek më pas Kurti i bëri ftesat.
Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka dërguar sot letër Kryeministrit Albin Kurti për situatën në pjesën veriore të Kosovës, duke i shprehur gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit.

Në letrën e tij, lideri i Opozitës, Memli Krasniqi, ka thënë se situata në pjesën veriore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë. Andaj, sipas tij, një koordinim i Qeverisë me Opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.

“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, ju shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Related posts

A ka Kosova mjaftueshëm vaksina për vitin 2022?

Z.H

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve të klasave të dhjeta në Prishtinë

Xh M

Hoxhaj: Nëse BE braktis Ballkanin, rusët dhe Kina do të shtrijnë tentakulat e tyre

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More