Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti priti në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, flasin për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritën në takim Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

 

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve tona, me theks në fushën e sigurisë.

“Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Çuçi u shpreh se bashkëpunimi dhe komunikimi në mes dy ministrive përkatëse mund të merret si shembull dhe model i bashkëpunimit ndërinstitucional në mes Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim

Më tej, në njoftim thuhet se në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë

“Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnet plotë për intensifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët”. 

Related posts

Gara për balotazh, kjo është dalja përfundimtare në 21 komuna

D V

Peci: Janë dhanë subvencione në emër të grurit për sipërfaqe të mbjella me pyje

D V

Kurti në Rezallë: Këto varre këtu janë e vërteta, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More