Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti: Për herë të parë në regjistrimin e popullsisë do të regjistrohen edhe dëmet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë të mbajtur të martën ka thënë se për herë të parë në procesin e regjistrimit të popullsisë do të jetë edhe një formular në të cilin do të mund të regjistrohen dëmet e shkaktuara gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përmendur edhe funksionalilzimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës, për të cilin tha se janë hapur edhe pozita të reja të punës. Me këtë rast, ai ftoi qytetarët që të aplikojnë për këtë konkurs dhe të dorëzojnë dëshmitë e tyre në këtë Institut.

“Në për ditë  i kujtojmë sakrificat e këtyre familjeve. Në mbledhjen e kaluar për të dokumentuar me saksi të gjitha kurimet me qenë se shpeshherë kemi shpërputhje të të dhënave, kemi funksionalizuar Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës për të cilin tashme janë hapur 25 pozita, atëherë ju bëjë thirrje ekspertëve që të aplikojnë. Krahas thirrjes për të deponuar dëshmi, i bëjë thirrje qytetarë që të përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë. Për herë të parë në regjistrim e popullsisë është përfshirë formulari për regjistrimin e dëmeve të luftës”.

“Ky regjistrim që fillon të premten do të na siguroj edhe një evidencë të se kaluarës. Kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. I bëjë thirrje sistemit të drejtësisë për adresim me urgjencë i krimeve të kryera gjatë luftës, me kalimin e kohës jemi duke i humbur dëshmitarët”, ka thënë ai.

Related posts

Sveçla për vrasjen e 21-vjeçares: Do të kujdesemi në zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar

Xh M

Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Xh M

Gërvalla i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy