Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti për arrestimin dhe lirimin Radojiçiqit: Të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet e ngushta mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeterroristit serb, Millan Radoiçiç, të cilët kanë ngritur në një shkallë tjetër bashkëpunimin, të kujton raportet mes ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviç dhe Zheljko “Arkan” Raznatoviçit, kreut famëkeq luftës paramilitare serbe në ish-Jugosllavi.

Në një intervistë për gazetën e njohur malazeze “Pobjeda“, kreu i ekzekutivit kosovar, duke iu referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ka ngritur paralele edhe mes raporteve të presidentit rus, Vladimir Putin dhe shefit të ndjerë të mercenarëve rusë të “Wagners”, Yevgeny Prigozhin.

“Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale; këtë e kemi parë shumë herë më parë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slloba i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Madje, kryeministri Kurti e ka krahasur Radoiçiçin me Pablo Escobarin, i cili vlerësohet të jetë trafikanti më i madh në botë i kokainës dhe një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, derisa kërkoi sanksionimin e Serbisë për përfshirjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit, posaçërisht pas provave të paraqitura nga autoritetet kosovare.

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Escobarit me presidentin e Kolumbisë: Escobari në fakt do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të vendosej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrolloni komandantët dhe jo anasjelltas; mirë, gjoja do ta vuante dënimin atje”, ka arguementuar kryeministri Kurti.

Related posts

Obiliq, gjashtë automjete largohen nga qarkullimi për shkelje të rregullave në trafik

D V

Kurtaj: Gjatë periudhës 1998-1999 asnjëherë nuk e kam takuar Jakup Krasniqin

D V

Valdete Idrizi jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Mitrovicë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy