Agjencia Zhurnal.mk.

Kurti në Washington takon amerikanen që bënte fushatë për lirimin e tij nga burgu i Serbisë

Kryeministri Albin Kurti në SHBA ka takuar Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN), për të cilën tha se i kishte mbështetur protestat e studentëve kosovarë.

 

Kurti në Instagram ka shkruar se ajo ishte një zë i fuqishëm edhe për të kur ai ishte i burgosur politik në Serbi dhe shokët e tij.

“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA. E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”.

Nikoqir i takimit ishte ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, për të cilin Kurti tregoi se kishte qenë bashkë me të në protesta.

“Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli, i cili me 1 tetor 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Sindikatat e Shëndetësisë i kërkojnë Kurtit që të përfshijë Projektligjin për Pagat në Projektbuxhetin e vitit 2022

Z.H

MSh vazhdon thirrjet për vaksinim: Për një Kosovë të shëndetshme dhe të mbrojtur nga COVID-19

D V

E krahasoi agresionin rus në Ukrainë me rastin e bombardimit të Serbisë gjatë luftës në Kosovë, reagon kongresmeni amerikan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More